Drenica ndodhet në kaos total pas përfundimit të stinorit vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës në futboll, raporton arbresh.info.
Klubi nga Skenderaj ka mbetur pa kryesi derisa së fundmi kishte një takim me futbollistët dhe Komunën e Skënderajt, por nuk u arrit ndonjë rezultat.
“Çfarë të thuhet tashmë për gjendjen e KF Drenicës
Sot në takimin që është mbajtur në mes të drejtorit për rini, kulturë dhe sport, të komunës së Skenderajt, mbledhje në të cilën ishin të ftuar lojtarët dhe stafi teknik u diskutua për fatin e KF Drenicës.
Në këtë mbledhje janë thënë dhe diskutuar shumë gjëra por, nuk është arritur diqka konkrete. Lojtarët më të drejtë kanë kërkuar që sa më shpejt të vendoset kryesia e re dhe të shlyhen obligimet ndaj tyre. Sipas drejtorit për sport Ramiz Shala, do të krijohet një kryesi emergjente deri në sezonin e ardhshëm, kryesie e cila do të zgjedhet nga komuna!!!??!
Sipas Ramiz Shales nuk ka kohë të mjaftueshme që të mbahet një kuvend i mirëfilltë i klubit, e në të cilën do të mund të merrnin pjesë edhe shumë investitorë të mundshëm!!
Lojtarët nuk kanë marrë asnjë garanci rreth obligimeve të prapambetura dhe fatit të tyre.
Më një fjalë komuna ka vendosur që ti bëjë të gjitha gjërat vetëm dhe siç din ajo.
Vetëm një gjë mund të ju themi se nuk e keni nisur mbarë dhe se kjo nuk është mënyra si behen gjërat, ishalla ju del për të mbarë por??”, thuhet në reagimin e Drenicës në rrjetin social Facebook. /arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...