Nëse nuk jemi vetëm, kush jemi ne? Si do të reagojë njerëzimi pasi astronomët të dorëzojnë prova të forta shkencore për ekzistencën e jetës përtej Tokës?
Nuk ka më spekulime dhe s’ka hamendje….
Momenti kur shkencëtarët të shpallin këtë zbulim, do të ndryshojë gjithçka. Që nga filozofia, religjioni dhe mënyra e jetës…shkruan “The Conservation”, transmeton portali arbresh.info
Kërkimi i shenjave të jetës
Astronomët kanë identifikuar mijëra planete në orbitë rreth yjeve të tjerë. Me ritmin aktual të zbulimit, miliona gjëra tjera do të zbulohen në këtë shekull.
Duke gjetur tashmë planetet fizike, astronomët tani po kërkojnë fqinjët tanë biologjikë. Gjatë pesëdhjetë viteve të ardhshme, ata do të fillojnë studimin e hollësishëm të miliona planetarëve, duke kërkuar prova për praninë e jetës.
Kush jeni ne?
Me zbulimin në spektrin e dritës së një planeti të largët të një kimie që mund të prodhohej vetëm nga krijesat e gjalla, njerëzimi do të ketë mundësinë të lexojë një faqe të re në librin e njohurive. Pyetja që na bën të mendojmë më shumë është “a ekziston jeta në një vend tjetër në univers, përtej tokës?”
Nëse po, atëherë si do të reagonin religjionet për këtë zbulim?
Krishterizmi
Le të shqyrtojmë ngadale, a mund të jenë jashtëtokësorët të krishterë? Nëse Krishti vdiq për të shpenguar mëkatet e njerëzimit nga gjendja mëkatuese, a ndjejnë qeniet tjera këtë peshë? A është mëkati i ndërtuar në strukturën e hapësirës dhe kohës së universit? Apo a mund të ekzistojë jeta si pjesë e university pa e pasur gjëndjen e mëkatit? Shumë përgjigjje që përfshijnë teologjinë e krishterë janë të paraqitura, megjithatë asnjëra nuk i plotëson kushtet për të “kënaqur” të krishterët.
Mormonët
Shkrimet e shenjta mormone mësojnë qartë se ka jetë edhe në planetet tjera, por sipas mormonëve Krishti jetonte dhe u ringjall në Tokë. Përveç kësaj, të ashtuquajturit mormonët inteligjentë mund të arrijnë qëllimet e tyre shpirtërore vetëm gjatë jetës së tyre në Tokë, dhe jo nëpër planete tjera. Kështu, për mormonët Toka mund të mos jetë qendra fizike e universit, por është vendi më i favorizuar në univers. Në këtë këndvështrim, nënkuptohet se mormonët i shohin planetet tjera më të vogla se Toka.
Baha’i
Anëtarët e besimit Baha’i kanë një pamje tjetër ndaj universit, që nuk ka paragjykime për Tokën si vend të veçantë. Parimet e religjioni Baha’i janë shoqëria unifikuese, braktisja e paragjykimeve, barazimi i mundësive për të gjithë njerëzit, duke eliminuar varfërinë. Besimtarët Baha’i besojnë që çdo krijesë kudo në univers mund të adhurojë Perëndinë sikurse bëjnë njerëzit, por sipas tyre kjo mund të ndryshojë vetëm në bazë të traditave.
Islami
Shtyllat e besimit mysliman kërkojnë nga besimtarët që të luten pesë herë në ditë me fytyrë nga Meka. Përcaktimi i drejtimit të Mekës në mënyrë korrekte mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë në një planet që në mënyrë të shpejt tjerr miliona vite dritë nga Toka dhe praktikimi i kësaj feje diku tjetër mund të mos ketë kuptim. Megjithatë në Kur’an shkruhet: “Të gjitha qeniet në ekzistojnë në Tokë dhe në Qiell i bëjnë sexhde Allahut”. A munden myslimanët të pranojnë që feja e tyre është e kushtuar vetëm për njerëzit në tokë dhe se botët tjera mund të kenë profetët e tyre?/arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?