Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka deklaruar se vendim përfundimtar nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së për bojkotim ose jo të Kuvendit pritet të vendoset pas 23 dhjetorit, pas kongresit të kësaj partie.
Megjithatë, ai shtoi se Kuvendi mund të vazhdojë të punojë normalisht edhe pa pjesëmarrjen e opozitës, sepse në Kuvend ka një shumicë parlamentare.
“Për shkaqe që kanë të bëjnë edhe me përfshirjen e deputetëve në procesin gjyqësor për 27 prillin, është vetëm se një solidarizim i tyre për rastin e privimit nga liria, gjegjësisht paraburgimit të deputetëve të opozitës por nuk ka të bëjë me vendim konkret të opozitës për bojkotim. Puna e Kuvendit do të vazhdojë në formën legjitime, për faktin se ka shumicë të duhur. Ne e kemi lënë që pjesa e ligjeve që nevojitet pjesëmarrja e opozitës për miratim, të vazhdojë pas 23 dhjetorit duke u referuar vendimeve të mundshme të kongresit të parakohshëm dhe pritjes së vendimit përfundimtar politik të tyre për punën në parlament”, deklaroi Xhaferi.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...