Roma është eliminuar nga Kupa e Italisë pasi është mposhtur në shtëpi nga Torino me rezultat 2-1.
Skuadra torineze ka arritur të kalojë me sukses një rival të vështirë në 1/8-tën e finales, duke kaluar në çerekfinale pas fitores ndaj Romës.
Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë skuadrës vendase të Romës që rrezikuan me anë të Stephan El Shaarawyt (31′) dhe Cengiz Under (36′), por nuk patën sukses dhe golin e gjetën vetëm mysafirët.
Ishte mbrojtësi Lorenzo De Silvestri, i cili shënoi me kokë në minutën e 39-të pas një harkimi të saktë në zonë dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi minimale.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Romën, por ishin Torino ata që shënuan përsëri për të dyfishuar epërsinë.
Kësaj radhe ishte sulmuesi i talentuar italian, Simone Edera, i cili nga afërsia shënoi me kokë në minutën e 73-të për 2-0.
Roma pati mundësi të zvogëloj epërsinë në minutën e 76-të, por Edin Dzeko humbi penalltinë, ndërsa krejt çfarë mundi të bëjë deri në fund është të ngushtoj epërsinë në 1-2 në minutën e 85-te me golin e Patrik Schik, por kjo nuk i mjaftoi për ta shmangur eliminimin.
Torino në çerekfinale do të takohet me njërin nga fituesit e sfidës në mes të Juventusit dhe Genoas. /arbresh.info/
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...