Është dënuar tifozi racist i cili sulmoi futbollistin e Manchester City, Raheem Sterling.
Qytetari britanik, Karl Anderson, ka pranuar fajin se ka fyer në baza racore futbollistin anglez të Manchester City, Raheem Sterling.
Andersoni nuk është një person i pa njohur për gjykatat angleze, i cili ka 25 dënime për 37 vepra, raporton “Metro.co.uk”, transmeton arbresh.info.
29 vjeçari është dënuar me 16 javë me qëndrim prapa grilave, si dhe me shumën 100 euro si kompensim.
Ai përdori dhunë të ashpër ndaj yllit anglez, të cilin e kishte shkelmuar katër herë gjatë sulmit.
Pamja e kamerave tregojnë se si Anderson e godet sulmuesin e Citizens dhe fyen në baza racore.
Megjithatë, ky sulm nuk e ka penguar Sterlingun të paraqitet në fitoren e City ndaj Leicester City, në kuadër të Carabao Cup. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...