Zëvendësministri i Arsimit, Arbër Geci takon homologun nga Shqipëria

17:29 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Në kuadër të fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional me Republikën e Shqipërisë, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arbër Geci, ka pritur në takim homologun e tij nga Shqipëria, zëvendësministrin, z. Shpat Kolgega, të shoqëruar nga një delegacion nga Tirana.

Në këtë takim u diskutua për kultivimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mes të dy Ministrive respektive, në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta që janë me interes të rritjes së cilësisë në Arsim dhe reformave të domosdoshme në këtë sektor.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për perspektiven e rinisë sonë, e cila është e lidhur ngushtë më edukimin dhe arsimimin cilësor, në mënyrë që asaj t’i garantohet një e ardhme më e sigurt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme