Shejh Abdullah bin Zayed al-Nahyan, ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe ka ripostuar një shkrim, duke akuzuar “paraardhësit e Erdoganit” për krime të shumta kundër popullit të Medinës.
“Tani ju shihni për fat të keq ata që janë afër (Medina) pa dëshirë, me padurim po bëjnë pretendime shpifëse. Së pari, dijeni vendin tuaj! Do të thotë që nuk i njihni këtë vend, nuk e njeh Erdoganin, nuk dini për paraardhësit e Erdoganit”, ka reaguar presidenti turk ndaj ministrit të jashtëm të EBA-s, transmeton portali arbresh.info
Në postimin e ministrit të jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, pretendohet që “paraardhësit e Erdoganit”, në veçanti Fahreddin Pasha, guvernatori i Medinës nga vitet 1916 deri më 1919, po vidhte paratë e popullatës së qytetit.
Ndërsa komenton për këtë gjë në mediat sociale, zëdhënësi i Erdoganit Ibrahim Kalin ka deklaruar se ky informacion ishte një “gënjeshtër propagandistike”, duke folur për luftën e Pashës kundër planeve britanike.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe janë tendosur pasi vendet e Gjirit, duke përfshirë Arabinë Saudite, Egjiptin, Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, prenë lidhjet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për sponsorizimin e terrorizmit dhe ndërhyrjen në punët e tyre të brendshme.
Ky qëndrim nuk u mbështet nga Ankaraja, e cila mbështet anën e Katarit dhe vazhdimisht flet për një përfshirje të supozuar të Emirateve të Bashkuara Arabe në përpjekjen e grushtit të shtetit kundër presidentit turk./Arbresh.info/
Murati: Ekonomia vazhdon rritjen me 4.27%
Ronaldo shënon gol dhe i dhuron epërsinë Al-Nassr
Empoli fiton ndaj Cagliarit, Ismajli sërish i jashtëzakonshë...
Kryhen matjet zyrtare: Joshua me një avantazh të lehtë përba...
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar