Google ADS

Kroos: Duhet të fitojmë gjithsesi ndaj Barçës

14:44 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos beson që skuadra e tij duhet të fitoj ndeshjen e së shtunës El Clascio kundër Barcelonës për të vazhduar qëndrimin në garën për titull.

Skuadra e Zinedine Zidanes qëndron 11 pikë prapa liderit katalunas në ligë, por ‘Los Blancos’ kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe fitorja të shtunën mund t’i rikthente ata në garën për titull, transmeton portali arbresh.info.

“Sezoni është ende i gjatë. Ne jemi 11 pikë dhe me një ndeshje prapa, por është ende një distancë e arritshme”, ka thënë Kroos për ‘Bild’.

“Për të mbajtur garën e hapur ne duhet të fitojmë më mirë atë ndeshje”

Takimi ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet në Santiago Bernabeu duke filluar nga ora 13:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme