Xhafer Tahiri mori sot detyrën e kryetarit të Vushtrrisë nga Bajram Mulaku.
Kryetari i ri i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka pranuar sot zyrtarisht detyrën nga kryetari në detyrë Bajram Mulaku.
Ai është shprehur se është i gatshëm për bashkëpunim me ish kryetarin e kësaj Komune.
“Falënderoj kryetarin Mulaku për gjithë punën e mirë që ka bërë në këto dhjetë vite, e ftoj po ashtu për bashkëpunim edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Tahiri.
Ai poashtu është zotuar se do të punoj me transparencë dhe duar të pastra.
“Do të punoj në me transparencë dhe duar të pastra, do të punoj në ndërtimin e një konsensusi politik me të gjitha partitë politike në Kuvendin Komunal me qëllim të hapjes së perspektivës për zhvillim të qytetit dhe Komunës së Vushtrrisë në përgjithësi” u shpreh Tahiri.
Edhe ish kryetari Bajram Mulaku e ka uruar kryetarin Xhafer Tahirin të cilit i ka uruar punë të mbarë dhe gatishmëri për ndarjen e informatave dhe përvojës së tij.
Sot u betuan edhe kryetari dhe asamblistët e Komunës së Prishtinës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...