Google ADS

Haxhiu: Kadri Veseli të sillet me detyrim në seancë

13:28 | 20 Dhjetor 2017
L G

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, që po gjykohet për rastin e hedhjes së gazit në kuvend, ka thënë se gjyqtari i këtij rasti, Beqir Kalludra, po gjykon tinëzisht.

“Siç edhe mund ta dini sot vetëm se ne si deputetë që jemi të akuzuar, ftuam që prokurori të mos tërhiqet nga dëshmia e tij, u përjashtuam secili me radhë”.

“E dini që ka pas të dëshmojë edhe Kadri Veseli, për të arsyetuar mungesën e tij, Kalludra e shtyu orën e seancës”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se po dëshmohet se sistemi i drejtësisë është i kapur.

“Kalludrës po i bëhet presion nga ana e Veselit dhe Klanit Pronto”.

Haxhiu ka kërkuar që gjyqtari i këtij rasti ta sjell me detyrim në seancë kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli, që të japë dëshminë e tij.

“Insistuam që Veseli të thirret me detyrim në seancë”, ka shtuar ajo. /klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme