Cristiano Ronaldo i bindur në fitore ndaj Barçës

13:10 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo beson që Real Madridi do ta mposhtë Barcelonën të shtunën.

Gjiganti katalunas është 11 pikë para rivalit të tyre të përbetuar në La Liga, transmeton portali arbresh.info. Fitorja nga Barcelona do t’i ipte fund shpresave të Real Madridit për të siguruar titullin këtë sezon.

Megjithatë, bazuar nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’, Ronaldo është i bindur që Real Madridi do të siguroj fitore. Superylli portugez mendon që forma e dobët e Realit në fillim të sezonit tani i përket të kaluarës.

Real Madridi fitoi titullin e Kupës së Botës për Klube në fitoren 1 me 0 ndaj skuadrës braziliane Gremio në Abu Dhabi të dielën. Duke folur pas ndeshjes, Zinedine Zidane tha:

“Është një moment i mrekullueshëm për të gjithë madrilenët dhe të gjithë të tjerët që e duan klubin. Këtu ka pasur disa momente të mrekullueshme dhe ne jemi dëshmitarë të dorës së parë”

“Ne duhet të shijojmë këtë sot, balanci është mirë dhe ne duhet të vazhdojmë kështu. Ne do të shkojmë në shtëpi për të pushuar dhe më pas do të kthejmë vëmendjen në El Clasico”

“Ne kemi fituar trofeun e pestë këtë vit dhe do të vazhdojmë kështu. Tani duhet ta shijojmë këtë, të ngrihemi dhe të mendojmë për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit”

Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet në Bernabeu duke filluar nga ora 13:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme