Delawie tregon punën amerikane për termocentralin ‘Kosova e Re’

12:12 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale -TC “Kosova e Re”, në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Contour Global.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie tha me këtë rast se sa i përket anës amerikane, është punuar shumë për të arritur deri te kjo pikë, shkruan arbresh.info.

“Kosova e Re do të ndërtohet me standarde të larta dhe nuk do të ketë ndotje si deri më tani”, ka thënë Delawie.

Investimi prej 1.3 miliardë euro do të jetësojë njësinë e re prej 500 megavatësh brenda një periudhe katër vjeçare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme