Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e subjektit politik AAK me seli në Prishtinë dega në Istog kundër LDK për shkak të mungesës së votave, për rivotim të zgjedhjeve në komunën e Istogut.
“PZAP-i ka pranuar ankesën nga subjekti politik, Aleancs për Ardhmërinë e Kosovës me seli në Prishtinë dega në Istog, në të cilën pretendon se pas shpalljes së rezultatit preliminar nga ana e KQZ-së në ditën e votimit” thuhet në arsyetimin e PZAP-it, shkruan Indeksonline.
Mirëpo, këtë ankesë të AAK-së, PZAP e ka vlerësuar si të pa lejuar.
“Paneli nuk është lëshuar fare në vlerësimin e pretendimeve ankimore, lidhur me shkeljet e pretenduara në ankesë përkitazi me parreguullësitë në Qendrat e Votimit QVnr. 0622C/01, për faktin se shkeljët që ndërlidhen me rezultatin e votimit, duhet të parashtrohen me rastin e shpalljes së rezultati përfundimtyar nga KQZ-ja, e jo në këtë fazë të procedurës” thuhet me tutje në këtë vendim./Indeksonline/
Për më shumë shih vendimin e plotë të PZAP-it:
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...