Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka pritur homologun nga Maqedonia, Talat Xhaferi në një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në konferencën e përbashkët, Ruçi u shpreh se shpreson të miratohet sa më shpejt nisma për ligjin e gjuhëve në Maqedoni., shkruan Top Channel.
“Ramë dakord të mbështesim projektet për ndërtimin e linjës ndërlidhëse 4 mijë kilovoltsh mes Shqipërisë e Maqedonisë, apo zbatimin e projekteve madhore për zgjatimin e rrugës së Arbrit në segmentin Bllatë-Shkup dhe atë të Korridorit të 8, Durrës-Elbasan-Shkup. Vlerësuam përpjekjet e bëra nga pala maqedonase për ndërtimin e hekurudhës dhe zgjatimin e saj për të lidhur Ohrin me Linin. Ramë dakord që të dyja Parlamentet tona për adresimin e çështjeve të mbetura pezull nga marrëveshjet e mëparshme”, u shpreh Ruçi./ Top Channel/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...