Cristiano Ronaldo nuk do ta ndërtojë spitalin pediatrik për fëmijë

10:53 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Lajmi që superylli portugez ka ndërmend të ndërtojë një spital për fëmijë ishte i rremë.

Cristiano Ronaldo “do të ndërtojë një spital pediatrik në Santiago të Kilit në vitin 2020” ishte lajm i publikuar nga shumë media online pasditen e së martës, përfshirë portali Arbresh.info.

Por, lajmi mësohet tani se është i rremë. Një deklaratë nga avokati i kompanisë në New York, Brafman & Associates, e përcjellur nga mediat spanjolle të martën, pretendoi që futbollisti portugez ka bërë këtë investim bamirës.

I pyetur nga gazeta franceze ‘L’Equipe, avokati i mirënjohur Benjamin Brafman, i njohur si bordi i shumë personave të famshëm si Michael Jackson, Jay Z, DSK dhe në fund i Harvey Weinsten, konfirmoi të martën në mbrëmje se ai nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media.

Kjo temë nuk përfaqëson interesat e futbollistit portugez dhe deklarata e raportuar është e gjitha false.

Pra, futbollisti nuk është i përfshirë në këtë aksion bamirës. Ai është një ambasador në ‘Save the Children’, Unicef dhe World Vision.

Ronaldo rregullisht dhuron gjak dhe njihet për raste të tjera bamirëse, por në këtë moment sulmuesi nuk ka kontribuuar asgjë në ndërtimin e spitalit në Kili./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme