Google ADS

Momenti kur Albulena Haxhiu has në probleme të mëdha sot në Gjykatë

10:51 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputetja e VV-së, e akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, Albulena Haxhiu ka hasur sot në disa probleme në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Kjo pasi, kryetari i Trupit Gjykues në rastin ndaj deputetëve të VV-së, të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës, Beqir Kalludra ka marrë sot vendim që në sallë të mos lejohen të hyjnë as mediat e as persona të tjerë që duan ta ndjekin seancën gjyqësore, shkruan arbresh.info.

Kësisoj, Haxhiut i është imponuar që të zgjedh se kë prej familjarëve të saj dëshiron ta lejoj të hyjë në sallë.

Ajo dëgjohet duke përmendur bashkëshortin dhe disa të tjerë.

Arsyetimi i Kalludrës për këtë vendim ka qenë që salla e seancës është shumë e vogël./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme