Sulmuesi i Valencias, Rodrigo Moreno ka hedhur poshtë sugjerimet që skuadra e tij është në krizë pavarësisht dy disfatave radhazi në ndeshjet si mysafirë në La Liga.
‘Los Che’ pësuan me rezultat 2 me 1 në Eibar të shtunën pas disfatës tjetër në Getafe duke prishur kështu garën e tyre drejtë titullit pasi kanë rënë në pozitën e tretë, prapa Atletico Madridit në tabelë, transmeton portali arbresh.info.
“Ne nuk jemi në krizë, kjo është ekzagjeruar shumë”, citohet të ketë thënë Rodrigo për ‘Marca’.
“Po, ne kemi humbur dy herë dhe nuk duam që kjo të ndodhë por ne e dimë se si funksionon La Liga dhe se sa ndeshja kanë mbetur për tu zhvilluar këtë sezon, do të bëhet gjithmonë e më e vështirë”
“Villarreali do të jetë një tjetër sfidë e madhe për ne por ne jemi në shtëpi dhe duhet të rikthehemi pas rezultatit të fundit (në Eibar), kjo është shumë e rëndësishme për ne”
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...