Veseli shkon në Gjykatë për të dëshmuar për deputetët e VV-së, seanca shtyhet

10:39 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kishte vendosur sot më në fund që të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës.

Mirëpo, kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra kishte vendosur ta shtynte seancën që duhej të niste në ora 9:00 për në ora 10:00, pa ndonjë paralajmërim dhe pa arsyetim, shkruan arbresh.info.

Kjo ka bërë që Veseli të kthehej, duke mos e pritur vazhdimin e seancës në ora 10:00 për shkak të agjendës së ngjeshur që ka për sot.

Veseli ishte thirrur për të dëshmuar edhe në seancat e mëparshme mirëpo nuk ka marrë pjesë.

Seanca është përfunduar në mungesë të dëshmitarëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme