Ylli i Barcelonës, Javier Mascherano mund të finalizojë transferimin e tij në Kinë këtë javë.
Argjentinasi është i vendosur të largohet nga Camp Nou pas shtatë viteve qëndrim në klub për shkak të mungesës së minutave në fushë nën udhëheqjen e trajnerit Ernesto Valverde këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari ka pranuar një ofertë të madhe nga skuadra kineze Hebei Fortune dhe sipas raporteve në Spanjë, ai ka vendosur tashmë të largohet nga klubi.
Gazeta spanjolle ‘Sport’ raporton që ai nuk do të largohet nga klubi deri në fund të janarit pasi ata janë duke pritur për Samuel Umtitin të rikuperohet nga lëndimi që i është rikthyer së fundmi.
Mascherano iu bashkua gjigantit katalunas nga Liverpooli në gusht të vitit 2010 dhe ka shijuar një sukses të padiskutueshëm këtë duke fituar dy tituj në Ligë të Kampionëve dhe katër tituj në La Liga.
Barcelona luan kundër Real Madridit të shtunën, vetëm një javë merkatos së muajit janar./arbresh.info/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg