Mediave sot i është ndaluar që të marrin pjesë në seancën gjyqësore ndaj deputetëve të Vetëvendosjes për hedhje të gazit lotsjellës.
Kjo ka ndodhur me vendim të kryetarit të Trupit Gjykues, Beqir Kalludra, shkruan arbresh.info.
Kalludra fillimisht e ka shtyrë seancën për një orë pa asnjë paralajmërim ndërkohë që në momentin kur ka nisur seanca, mediat janë njoftuar se nuk do të lejohen të hyjnë me arsyetimin se salla ku po zhvillohet ajo është shumë e vogël.
Gazetarët kanë mbetur jashtë sallës ku po mbahet seanca gjyqësore duke pritur për të hyrë brenda.
Por jo vetëm gazetarët pasi edhe disa prej deputetëve të VV-së nuk janë lejuar të hyjnë po ashtu.
Në seancën e sotme kanë për të dëshmuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj./arbresh.info/
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell