Google ADS

Real Madrid v Barcelona: “Bombë” e papritur nga Lionel Messi para El Clasicos

10:06 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Lionel Messi në formë sekrete ka thënë në dhomën e zhveshjes së Barcelonës se është i vendosur për një barazim kundër Real Madridit.

Gjiganti katalunas nis derbin e së shtunës në La Liga me 11 pikë para rivalit të tyre të përbetuar, transmeton portali arbresh.info. Dy rivalët e mëdhenj do të jenë kokë me kokë të shtunën derisa Barcelona kërkon të përforcojë tutje pozitën e tyre.

Megjithatë, bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, Messi ka informuar shokët e tij se në një pikë rezultati i barabartë do të ishte i mirë.

Në publik, Messi sigurisht se ka deklaruar ndryshe.

“Do të jetë e rëndësishme për të fituar këtë duke marrë parasysh domethënien, është gjithmonë një ndeshje e veçantë”, ka thënë Messi.

“Real Madridi, stadiumi i tyre… fitorja është një avantazh i rëndësishëm. Do të mbesin edhe shumë ndeshje tjera në ligë, por do të jetë e rëndësishme për të përfunduar vitin me një fitore dhe për të kaluar Krishtëlindje të lumtura”

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë se mungesa e Paco Alcacer është fatkeqe për ata, por beson ende se mund të sigurojë fitore në këtë ndeshje.

“Është diçka që ne nuk e kemi pritur. Edhe pse ndeshje erdhi në kohë të mirë, është fatkeqësi për Pacon”, ka thënë Valverde.

“Por, ne do të shkojmë në El Clascio të lumtur. Ne jemi në formë të mirë por ne e dimë se jemi në një ndeshje të komplikuar kundër një rivali të madh”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme