Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar një rezolutë me të cilën dënohet shkelja e të drejtave të njeriut në Krime.
Ky dokument, i inicuar nga Ukraina dhe më tepër se 30 vende të tjera, është mbështetur nga 70 shtete. Kundër votuan 26 vende, përfshirë Rusinë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Kinën, ndërsa afro 76 vende abstenuan nga votimi.
Me këtë rezolutë dënohet okupimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë dhe shpallet mosnjohje e aneksimit.
Po ashtu, dënohen “abuzimet” dhe “diskriminimi” kundër tartarëve të Krimesë, dhe grupeve të tjera etnike në gadishullin e Krimesë.
Ky dokument është i dyti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Krimenë. I pari ishte miratuar në dhjetor të vitit 2016 dhe ishte mbështetur, po ashtu, nga 70 vende./REL
Hasani në OKB: Shqipëria, hapa të rëndësishëm në fushën e ba...
Trump thotë se nëse vjen në pushtet do ta shkarkonte Jack Sm...
Alba tregon se kush janë banorët e saj të preferuar
Xheneta i jep ‘sinjale’ Burimit: Mund të dashurohem në të
Fillon edicioni i dytë të Festivalit të Këngës
Kolegu ndan ushqimin në punë, 46 të helmuar në Maryland