Kryeministri Haradinaj pas takimit me drejtorin e KEK-ut, Arben Gjuka, tha se Kosova është në krizë energjetike ngase blen rrymë, por se gjendja nuk do të përkeqësohet.
“Blejmë rrymë, tash e tuje do të blejmë se rezervat e qymyrit janë ma pak në të gjitha njësit dhe është stabile. Morra zotim prej menaxhmentit se do ta rrisin punën me kujdestari të vazhdueshme deri në mars”.
“Krizë jemi se edhe ashtu blejmë rrymë, në kryeqytet nuk ndalet rryma nëpër vendbanime të largëta nëpër fshatra rryma ndalet”.
Kur u pyet për pagesën e energjisë elektrike të banorëve të jugut për pjesën veriore të vendit i pari i ekzekutivit tha se e rëndësishme se nuk do të paguhet për energjinë në veri.Por ai nuk ishte i gatshëm të jap përgjigje nëse mjetet e inkasuar do tu kthehen qytetarëve, raporton EO.“… konkret për këtë është mirë që është gjet kjo e vërtetë që ka dalë në sipërfaqe dhe që tani nuk do të paguajnë më qytetarët.
Kjo është puna e parë pra, me rëndësi që të mos vazhdohet me u paguar nga qytetari për dikën tjetër e pastaj si do të mundemi me kthyer atë në rastrin konkret a mundet me u kthyer ajo që është marrë prej qytetarëve këtë s’po mundem me thënë sot, por më e mira është që nuk do të paguajnë më kurrkush për tjetër kënd”, tha Haradinaj.
Drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka, tha se kanë kaluar një sfidë e cila është një ndër sfidat kryesore ose më e madhja e pasluftës e Korporatës Energjetike të Kosovës që është shpronësimi.“Fatmirësisht falë angazhimit të Qeverisë, ministrive përkatëse, komunës ne e kemi përmbyllur dje regjistrimin presim brenda kësaj jave të përmbyllim përfundimisht të fillojmë me punë”./EO
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...