Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) mëngjesin e së mërkurës pak orës para nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e “Kosovës së Re”.
Më pas në orën 8 do të mbahet mbledhja e Komiteti Drejtues për Projektin “Kosova e Re”, raporton Ekonomia Online.Kurse tek në orën 11 do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjes mbi 1 miliard eurosh ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global”.
Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë: presidenti Hashim Thaçi; kryeministri Ramush Haradinaj; ambasador i ShBA-së, Gregory Delawie; ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka; Joseph Brandt nga “Countur Global” dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe institucioneve ndërkombëtare e të institucioneve vendore.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, udhëheqës i Komitetit Drejtues të Projektit për ndërtimin e TC “Kosova e Re” dhe Joseph Brandt, shef Ekzekutiv i kompanisë amerikane “Countur Global” mbajnë konferencë për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale për TC “Kosova e Re” në orën 12.
Ndërtimi i termocentralit të ri do të fillojë vitin e ardhshëm e do të përfundoj në vitin 2023, raporton EO.Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MW.Me komponentë e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës.Termocentrali i ri do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit./ekonomia online
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...