Përfaqësuesit e partive opozitare thonë se ende është në fuqi Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, me të cilën mandatohet Qeveria e Kosovës për t’i zhvilluar bisedimet me Serbinë.
Sipas tyre, gjatë këtij viti presidenti Hashim Thaçi është vetëmandatuar që t’i udhëheqë këto negociata, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Faza përmbyllëse e dialogut mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të udhëhiqet nga presidenti i Kosovës.
Përkundrazi, Qeveria është ajo e cila duhet t’i prijë këtij procesi. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e partive opozitare, të cilët kanë thënë se presidenti Thaçi është mandatuar vetë për ta udhëhequr këtë proces.
Megjithatë, se dialogu do të zhvillohet në nivel presidentësh tash e tutje e ka konfirmuar edhe Bashkimi Evropian, i cili përmes një komunikate (pas takimit të shefes së diplomacisë së BE-së, Frederika Mogerini, me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor) ka bërë të ditur se në takim është theksuar rëndësia e diskutimeve ndërmjet dy presidentëve: Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, për ta çuar përpara dialogun./zeri
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban