Komisioni do të përcaktojë sot datën për shqyrtimin e Projektligjit për Demarkacion

07:17 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën do të përcaktohet data për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Komisioni po ashtu do të prezantojë hulumtimin parlamentar mbi analizën buxhetore të MPJ-së dhe MDIS.

Njëherit në këtë mbledhje do të behët edhe përcaktimi i delegacionit të Komisionit për pjesëmarrje në programin trajnues në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme