Një program i drejtuar nga Huggies ndihmon në informimin e prindërve rreth fuqisë së kontaktit fizik me foshnjat e tyre.
Mbi 600 studime kanë raportuar se sa vital është kontakti fizik për foshnjat dhe Huggies ka filluar një program të quajtur No Baby Unhugged për t’u siguruar që të gjitha foshnjat e marrin kontaktin e nevojshëm fizik,
Ndonjëherë, rrethanat e parandalojnë një nënë të jetë pranë foshnjës së saj, mirëpo përmes programit No Baby Unhugged, spitalet po ndihmohen që të gjitha bebet të kenë kontakt fizik, edhe nëse një nënë nuk është aty.
Kjo iniciativë, veç që ndihmon në sigurimin e kontaktit fizik te foshnjat në spitale, gjithashtu ndihmon edhe në informimin e prindërve se sa e rëndësishme është prekja.
Prekja njerëzore është domosdoshmëri pozitive dhe e fuqishme për bebet.
Ato kanë nevojë për një sasi të caktuar të stimulimit dhe prekjes për t’u zhvilluar të shëndetshëm dhe normalisht, përfshirë zhvillimin fizik, emocional, zhvillimin e sjelljes, dhe atë shoqëror.
Përfitimet tjera të kontaktit fizik te bebet janë: fitimi i shpejtë i peshës, rrahje më stabile të zemrës, nivele të përmirësuara të oksigjenit, tolerancë më e fuqishme ndaj dhimbjes, gjumë më i mirë, më pak shqetësim dhe stres, sistem më i fortë i imunitetit, temperaturë stabile e trupit, zhvillim i shëndetshëm i trurit etj.
Këto janë efekte shumë të mira anësore, dhe të gjitha vetëm me prekje!
Kjo është sikurse prindërit të kenë duar magjike. Përqafoni të vegjlit tuaj!
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti u takua me Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondi...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...