Google ADS

Një tjetër zyrtar i mbrojtjes së Koresë Veriore është ekzekutuar

00:24 | 20 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Zyrtari ushtarak i ngarkuar me ndërtimin e objektit bërthamor të Koresë Veriore mund të jetë ekzekutuar menjëherë pas testimit të një rakete dhe shkatërrimit të një tuneli në Punggye.

Sipas gazetës japoneze “Asahi Shimbun”, besohet se ai është ekzekutuar pas testit raketor Hëasong-12 i cili u zhvillua me 15 shtator dhe sipas qeverisë së Phenianit testi duhej të kryej në pranverë, transmeton portali arbresh.info

Për shkak të vonesës në ndërtimin e tunelit, oficeri përgjegjës është dënuar me vdekje.

Javën e kaluar, mediat koreano jugore kanë raportuar se është ekzuekutuar një tjetër gjeneral, 72 vjeçari Hëang Pyong, i cili dyshohet se është vrarë për “sjellje të pahijshme”. Nga raportet koreano veriore besohet se ai ka pranuar ryfshet dhe korrupsion.

Hëang ishte dikur drejtori i Përgjithshëm i Byrosë së Përgjithshme Politike, që burimet e Koresë së Jugut thoshin se ai ishte “njeriu i dytë më i fuqishëm në Korenë Veriore”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme