Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se janari i vitit 2018 është koha më e mirë e mundshme që demarkacioni me Malin e Zi të miratohet në Kuvend.
Hoxhaj ka thënë se janari është koha e duhur për miratim të demarkacionit, pasi vetëm një muaj më vonë, në shkurt, Kosova mund të hyjë në fazën për liberalizimin e vizave pasi do të mbahet mbledhja e Këshillit Europian.
“Është koha e fundit që në janar të votohet marrëveshja e demarkacionit, me qëllim që kur të mbahet Këshilli Europian ne ta kemi liberalizimin e vizave. Nëse nuk votohet në janar, atëherë jo vetëm në vitin 2018 por edhe në vitin 2019 ne nuk do të kemi viza”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas tij, Kosova mund të humb vizat në vitin 2019 për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në disa shtete europiane./Koha.net/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...