Google ADS

Demarkacioni i afrohet Kuvendit, nesër caktohet data

23:08 | 19 Dhjetor 2017
M. A.

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike nesër do të caktojë datën për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan arbresh.info.

Po ashtu në komision do të bëhet Përcaktimi i delegacionit të Komisionit për pjesëmarrje në programin trajnues në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.
Mbledhja do të mbahet në orën 14:00 në ndërtesën e qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme