Bazuar në raportimet e tabloideve britanike, Manchester United duhet të ndryshojë politikën aktuale të transferimeve, nëse synon që në të ardhmen të nënshkruajë për rikthimin në “Old Trafford” të yllit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo.
Manchester United u përfol fuqishëm për një lëvizje të mundshme për blerjen e Ronaldos gjatë merkatos së verës, ndërkohë që portugezi vuri në dyshim të ardhmen e tij te Real Madrid.
Futbollisti 32-vjeçar u akuzua për evazion fiskal nga autoritetet spanjolle dhe dëshironte të largohej për tu rikthyer në Premier League.
Gjithsesi United refuzoi të përfshihej në ankandin e luftuar, me Jose Mourinho që konsideroi si të pamundur çdo marrëveshje në atë kohë.
Tashmë “Daily Mail” thotë se “Djajtë e Kuq” do të duhet të ndryshojnë politikën e tyre të transferimeve nëse do të nënshkruajnë ndonjëherë rikthimin në “Old Trafford” të portugezit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo, përcjellë Telesport.
Vetë CR7 nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për tu rikthyer një ditë te United.
Një transferim i tillë ishte pranë realizimit në 2013, por vendimi i Sir Alex Ferguson për t’i hapur rrugën trajnerit David Moyes, bëri që plani të dështonte.
Tashmë, në moshën 32-vjeçare, vitet më të mira të Ronaldos janë lënë pas shpine. Ylli portugez e nisi sezonin në mënyrë të tmerrshme edhe pse tashmë ka shënuar tetë gola në tetë ndeshjet e fundit.
Gjithsesi, “Daily Mail” thotë se praktikisht nuk sheh asnjë interes që United të kërkojë rikthimin e futbollistit.
Raportohet se klubi është më i fokusuar në afrimin e futbollistëve të së ardhmes.
Pikërisht ndryshimi i kësaj qasje është mënyra e vetme për t’i hapur dyert këtij transferimi.
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...