“Është e trishtueshme të ndizni televiziorin dhe të mos shihni kurrë një fytyrë të zezë ose një personalitet arab”, thotë Najat Driouech, e cila ka gjasa të bëhet deputetja e parë myslimane në Katalonia.
Ajo thotë se ka qenë një ndër gratë e para nga komuniteti i saj që ka fituar një çmim letrar dhe ka shkuar në universitet, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
“Unë nuk dua që fëmijët e mi të vuajnë as gjysmën e asaj që kanë pësuar gjyshërit e tyre. Dua që ata të gjejnë një shoqëri që është gjithpërfshirëse, e barabartë dhe e njeh diversitetin”, tha ajo.
Me origjinë nga Maroku, ajo arriti në Katalonia kur ishte nëntë vjeç, në vitin 1990. Ajo ka qenë një punëtore komunitare për këshillin e saj lokal në Masnou, një qytet jashtë Barcelonës, për 17 vjet.
Ajo është duke bërë fushatë në mes të një krize politike të shkaktuar nga deklarata e paligjshme për pavarësi nga Qeveria katalanase.
Zgjedhjet e reja rajonale, të thirrura nga Qeveria spanjolle janë ditën e enjte.
“Qëllimi imnuk është që të jem myslimanja e parë në parlament, por e para në mes të shumë të tjerave”, tha Driouech.
Pavarësisht se nuk ishte anëtare e ndonjë partie politike, ajo ka rënë dakord që t’i bashkohet listes zgjedhore për të Majtën Republikane të Katalonjës.
Në Katalonia ndodhen rreth 515 mijë myslimanë, që përbëjnë rreth 6.8 përqind të popullsisë./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...