Atentat me armë zjarri ndaj të riut

20:33 | 19 Dhjetor 2017
M. A.

Rreth orës 18.05, Policia bën me dije së është njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M.Z, rreth 39 vjeç, banues në Korçë.

Nga të dhënat e para si edhe deklarimet e marra këtij shtetasi, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë, ku ky shtetas është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, i cili ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendngjarja, me një mjet.

Aktualisht ky shtetas ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme