Jose Mourinho dëshiron të transferojë superyllin e gjigantit francez

20:47 | 19 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Manchester United është duke shfaqur interesim të madh për yllin e Bordeaux, Malcolm.

Gjiganti anglez dëshiron që të përforcohet në afatin kalimtar të janarit, pasi dëshiron të qëndrojnë në hap në garën për titull me Manchester City.

Jose Mourinho është shprehur i kënaqur me dy sulmuesit e krahut të Untied, Anthony Martial dhe Marcus Rashford, por ai e dëshiron edhe Malcolm si pjesë e skuadrës së tij.

Megjithatë, presidenti i Bordeuax, Stephane Martin, ka mohuar një kalim në “Old Trafford” të futbollistit më të mirë të skuadrës së tij.

“Malcom nuk do të huazohet gjatë këtij dimri, – tha Martin për “L’Equipe”.

“Nuk ka logjikë as huazimi i tij. Faktikisht kurrë nuk kemi folur me futbollistin për merkaton dhe ofertën e Manchester United e di shtypi, jo ne”, përundoi ai.

Trajneri portugez po ashtu ka deklaruar se ‘djajtë e kuq’ nuk do të bëjnë blerje të panikut dhe se do të analizojnë mirë lojtarin që do ta transferojnë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme