Vllaznia e Pozheranit po përballet me probleme të shumta në këtë edicion, transmeton arbresh.info.
Klubi që në këtë edicion u inkuadrua në Superligë, ndodhet e fundit pas përfundimit të stinorit vjeshtor me tetë pikë të tubuara.
Ditë më parë është larguar trajneri Bylbyl Sokoli derisa së fundmi është larguar edhe drejtori sportiv Agron Pira.
Pira dorëheqjen e tij e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook.
“Dorhiqem.!!! Unë Agon Pira deri sot 19.12.2017 drejtor sportiv KF Vllaznia,nga sod i shuaj të gjith aktivitete e mija sportive ne KF Vllaznia.Me ket rast dua ti falenderoj te gjith bashkpuntoret, kryetart e klubit qe ishim bashk nga viti 2010-2017.Elbasan Alidema, Shpend Musa,Besimi Halimi,Arsim Ostergllava. Të gjith trajneret Bylbil Sokolin,Bekim Isufin,Sallah Sherifi,Elmaz Halimi,Skender Hoxha.Të gjith lojtaret qe derdhen djers për fanelen e klubit,tifozet Tigrat dhe te gjith qytetaret e Pozheranit. Suksese Vllaznia”, ka shkruar Pira.
Dorëheqja e tij pritet të lë boshtllëk te skuadra nga Pozherani. /arbresh.info/
Izraeli do ta ketë të pamundur ta eliminojë, kush mund të je...
Këta janë banorët që u bënë pjesë e Big Brother Vip Kosova 3
Nëna nga Prishtina raporton të zhdukur djalin e saj të mitur
Arrestohet gjilanasi, sulmoi dhe ofendoi zyrtarin policor
Policia shqiptoi 2 mijë e 311 gjoba trafiku për 24 orë
Çmenduria e tifozëve para El Clasico-s në “Santiago Bernabeu...