Manchester United është i gatshëm t’ia ofrojë mesfushorin armen, Henrikh Mkhitaryan, Juventusit.
United këtë do ta bëjë në mënyrë që të nënshkruajë me mbrojtësin brazilian, Alex Sandro, i cili është duke u kërkuar edhe nga Chelsea.
Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, dëshiron me çdo kusht të mposht Chelsean në garën për nënshkrimin e 26 vjeçarit, në afatin kalimtar të janarit.
Chelsea e ka bërë synim Alex Sandron, që nga vera e kaluar por nuk kishin arritur të nënshkruajnë me të.
Sipas “The Sun”, Juventusi dëshiron një shkëmbim me United, ndërmjet Alex Sandros dhe Mkhitaryan, transmeton arbresh.info.
Armeni ka humbur vendin e tij në formacionin bazë të United dhe nuk është përfshirë fare në skuadër në ndeshjet e fundit nga Mourinho.
Po ashtu mbrojtësi brazilian, Sandro, ka humbur vendin e tij në formacionin e Juventusit, nga Kwadwo Asamoah.
Juve ka vendosur çmimin prej 50 milionë eurove. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...