Giorgio Chiellini dhe Stephan Lichtsteiner janë rikthyer në skuadrën e Juventusit, por Mario Mandzukic, Juan Cuadrado dhe Gianluigi Buffon janë të gjithë jashtë fushës.
“Zonja e Vjetër” do të përballet me Genoan nesër në kuadër të Kupës së Italisë dhe dy mbrojtësit janë rikuperuar pasi munguan në ndeshjen në vikend ndaj Bolognas, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Mandzukic ka vendosur 13 penj në pulpin e këmbës pas lëndimit dhe është lënë jashtë, ndërsa kapiteni Buffon nuk do të jetë i gatshëm për të qenë pjesë e skuadrës.
Mattia De Sciglio nuk është përfshirë gjithashtu në skuadër pasi besohet se është lënduar në kofshë të këmbës.
Juan Cuadrada vazhdon të qëndrojë jashtë fushës, por Douglas Costa është rikthyer së bashku me Marko Pjacin që pritet të bëjë paraqitjen e parë këtë sezon pas rikuperimit nga lëndimi në gju./arbresh.info/
Skuadra e plotë e Juventusit kundër Genoas: Pinsoglio, Szczesny, Loria, Chiellini, Lichtsteiner, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Rugani, Pjanic, Khedira, Marchisio, Matuidi, Asamoah, Sturaro, Bentancur, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Pjaca, Bernardeschi
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...