Cristiano Ronaldo do të financojë ndërtimin e një spitali për fëmijë në Kili.
Superylli i Real Madridit ka bashkuar forcat me biznesmenin italian Alessandro Proto për të finalizuar ndërtimin e një spitali në Santiago deri në vitin 2020, transmeton portali arbresh.info.
Dyshja nuk do të ndalet këtu pasi ky do të jetë vetëm fillimi i disa ndërtesave në Amerikën Jugore.
“Futbollisti portugez Cristiano Ronldo do të ndërtojë spitalin pediatrik në Santiago të Kilit në vitin 2020”, shkruan kompania Brafman & Associates në një deklaratë.
Fenomeni portugez së fundmi është emëruar lojtari më i paguar në histori nga ‘Forbes’.
Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që ai ka shfaqur anën e tij bamirëse./arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...