‘ESPN‘ është duke raportuar që mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, është afër transferimit te Hebei Fortune.
33-vjeçari ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij te klubi në Camp Nou, por ai ka vendosur të largohet nga klubi katalunas për transferim në Kinë, transmeton portali arbresh.info.
Mascherano tashmë ka rënë dakord për të nënshkruar një marrëveshje tri vjeçare me skuadrën e Hebei Fortune ku pritet t’i dyfishohet paga e tij derisa te Barcelona fiton 10 milionë euro.
Edhe pse katalunasit janë në mungesë të opsioneve në mbrojtje, ata nuk do të qëndrojnë sipas mënyrës së lojtarit pasi ai ka qenë një shërbyes i besuar gjatë shtatë viteve të kaluara.
Gjatë asaj kohe, Mascherano është shfrytëzuar më shumë si mbrojtës qendror duke bërë 202 paraqitje në La Liga./arbresh.info/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...