Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar dje në Bruksel ku mori pjesë në takimin jo formal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim të ftuar nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, përveç Haradinajt të ftuar nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian ishin edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Zoran Zaev, i Malit të Zi Dushko Markoviq , kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, shkruan arbresh.info.
Me të arritur në takim, kryeministrat përshëndetën njëri tjetrin ku ajo që u vërejt ishte se në përshëndetjen që kryeministri Ramush Haradinaj i bëri kryeministres serbe, Ana Brnabiq, kjo e fundit përveç zgjatjes së dorës nuk u dëgjua t’ia kthej përshëndetjen me fjalë. A thua përse ndodhi një gjë e tillë?
Në anën tjetër Kosova në pothuajse të gjitha takimet që ka pasur me përfaqësues të lartë diplomatikë është shprehur e gatshme të vazhdohet dialogun me Serbinë, në mënyrë që të vihet përfundimisht një rezultat i rregullimit të marrdhënieve mes dy shteteve.
Mirëpo si duket ende Serbia i ikën kësaj zgjidhje të marrëdhënieve meqenëse zyrtarët serb të saj ende mbajnë inate me zyrtarët shtetëror të Kosovës, siç u pa një gjë e tillë edhe në takimin e lartcekur.
Ndryshe Qeveria e Kosovës pati paralajmëruar se në këtë takim Haradinaj me homologët nga rajoni do t’i diskutojë në mënyrë të hapur të gjitha temat që kanë të bëjnë me perspektiven europiane të Kosovës posaçërisht me liberalizimin e vizave.
Analisti Avni Islami në reagimin e tij në facebook ka shkruar se përshëndetja e kryeministrit nuk do të duhej të bëhej në gjuhën serbe.
“ ‘Dobro većer’ Ramush, a të vjen marre, a skie marre hiq.Kjo përshendetje të banë një njeri provincial, tamam “ deo serbie”, aty ku je e perfaqeson shtetin e Kosoves se je burreshtetas o “ pusi i gjirit”. Nëse nuk din anglisht, merre përkthyesin e mos ja bon qefin një shteti fashist që edhe ti e ke luftue. Rueje edhe ata pak burrni që të ka met”, ka shkruar Islami./arbresh.info
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...