Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dëshiron të sqarojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me numrin e Votave me Kusht; Votave të Personave me Nevoja të Veçanta dhe Votave përmes Postës nga rivotimi për Kryetar të Komunës së Istogut.
Në rivotimin për Kryetar të Komunës së Istogut kanë qenë 481 Vota me Kusht dhe Vota të Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV) dhe 24 vota të cilat kanë ardhur përmes Postës.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultatave, pas përfundimit të procedurave të konfirmimit, jo të gjitha këto vota kanë përmbushur kriteret ligjore për tu numëruar. Pas përfundimit të kësaj procedure, në QNR, është vërtetuar se nga nga numri i përgjithshëm (481) i Votave me Kusht dhe Votave të Personave me Nevoja të Veçanta që i plotësojnë kriteret ligjore janë 309 të tilla, ndërsa 172 vota janë refuzuar. Kurse, nga numri i përgjithshëm (24) i Votave përmes Postës, pas procedurave është konfirmuar se të gjitha i plotësojnë kriteret ligjore. Dhe si përfundim kemi pasur:
Gjatë konfirmimit të Votave me Kusht dhe VPNV-ve, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultatave janë refuzuar 172 zarfe me fletëvotime. Arsyet se përse janë refuzuar këto vota dhe nuk janë numëruar – kanë të bëjnë me mosplotësim të kritereve ligjore, si në vijim:
Në 108 raste votuesit nuk kanë qenë në Listën Përfundimtare të Votuesve;
Me qëllim të sigurimit të një procesi transparent dhe të besueshëm para qytetarëve të Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar fletëvotimet e konfirmuara të këtyre kategorive në prezencë të mediave, vëzhguesve të subjekteve politike dhe të shoqërisë civile.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...