Qarku i Kukësit nga mëngjesi i së hënës vazhdon të jetë i përfshirë me temperatura të ulëta e reshje dëbore me intensitet të dobët. Lartësia e borës varion në akset rrugore nga 3 cm deri në 15 cm në rajonin e Tunelit Kalimash dhe 10 cm në Valbonë.
Temperatura minimalë shkon deri në -2 gradë celsius, ndërsa i gjithë Qarku aktualisht është i furnizuar me energji elektrike.
Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë. Nga firmat kontraktore gjatë gjithë kohës ka vazhduar puna për hedhjen e kripës e pastrimin nga dëbora të akseve rrugore.
Janë vënë në punë 14 borëpastruese 3 fadromë, për mbajtjen në gatishmëri të këtyre akseve.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...