Google ADS

Zhbllokohet Qafa e Llogarasë, kalimi bëhet me zinxhirë

10:55 | 19 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Reshjet e dëborës krijuan mbrëmjen e kaluar vështirësi lëvizjeje në Qafën e Llogarasë.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanisë së mirëmbajtjes ndërhynë menjëherë duke garantuar zhbllokimin e aksit.

Kalimi aktualisht vazhdon normalisht, ndërsa është me rëndësi lëvizja e kujdesshme e mjeteve dhe përdorimi i zinxhirëve.

Dëbora përfshiu edhe juglindjen. Në rrugët Qafë Thanë-Pogradec dhe Korçë-Dardhë, dëbora shkoi mbi 15 cm. Por, për momentin nuk janë akse të bllokuara.

Probleme kanë dhe disa akse në veri të vendit, ku zona e Thethit mbetet e bllokuar, ndërsa në Dibër disa rrugë kanë zënë shtresa akulli dhe kalimi bëhet me zinxhirë.

Edhe fshati Qarrishtë në Librazhd raportohet të jetë i bllokuar nga dëbora./top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme