Google ADS

Man City përgatitë ofertë për superyllin Karim Benzema

09:31 | 19 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Lideri i Premierë Ligës, Manchester City thuhet se është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.

Sulmuesi francez ka pasur një sezon të vështirë në Spanjë dhe e ardhmja e tij te klubi në Santiago Bernabeu është në dyshime, transmeton portali arbresh.info. Benzema ka shënuar vetëm dy gola këtë sezon në La Liga dhe është i lidhur shumë me transferimin larg nga ‘Los Blancos’ gjatë merkatos së transferimit të muajit janar.

Me presionin që është duke iu shkaktuar nga top klubet evropiane të cilat janë duke vëzhguar situatën e Benzemas në Real Madridit, Arsenali dhe Paris Saint Germaini mësohet se janë duke udhëhequr garën për francezin.

Megjithatë, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ ka raportuar se lideri në Premierë Ligë, Manchester City, i është bashkuar gjithashtu garës pasi Pep Guardiola thuhet të jetë një admirues i madh i tij.

Derisa Sergio Aguero thuhet se do të largohet nga Manchester City, Benzema është duke u parë si një zëvendësues direkt i tij. Ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez është gjithashtu njëri nga emrat që është afër transferimin në janar te Manchester City./arbresh.info/

Të ngjashme