Zgjedhja dhe betimi i Kryeprokurorit të Përkohshëm u prit me protesta si brenda Kuvendit, ashtu edhe jashtë saj, me opozitën që kërkonte shtyrje të procesit deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërsa mazhoranca e votoi Arta Markun për të mos lejuar krijimin e një vakance në krye të organit të akuzës.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm sipas ligjit të ri kërkonte kohë.
Në një vlerësim të tij, kryeprokurori i ri me mandat shtatë vjeçar zgjidhet në fund të muajit mars ose fillim të muajit prill të vitit 2018, shkruan Top Channel.
“Sipas ligjit u bë procedura, në kushtet që Këshillit i Lartë i Prokurorisë nuk ishte krijuar. Në vlerësimin tim përzgjedhja e anëtarit të 11-të të KLP-së përfundon në shkurt. Në mars ngrihet KLP-ja. Kryeprokurori i ri me mandat shtatë vjeçar në vlerësimin tim zgjidhet në fund të muajit mars-fillim të muajit Prill të vitit të ardhshëm”.
Balla hodhi poshtë akuzat se zonja Marku është përzgjedhur për të mbyllur dosjet e nxehta, si ajo ndaj ish-ministrit Tahiri.
“Kryeprokurorja e re, me reformën e re nuk mundet që t’i heqë dosjet Prokurorëve, apo t’i transferojë ata. Prokurori i rrethit mund të lëvizë vetëm me vendim gjykate”./top channel
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...