Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka deklaruar për mediet lokale serbe se marrëveshjet e Brukselit nuk është duke i zbatuar në terren Prishtina, si dhe kanë siguruar se qeveria e Serbisë në vitin 2018 do të investojë në ndërtimin e 24 ndërtesave me nga 5 njësi në “Lagjen e Boshnjakëve” dhe 5 të tilla në “Çeta e minatorëve” për familjet serbe, si dhe përfundimin e punimeve në ndërtimin e ujësjellësit për komunat veriore, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Kryetari i Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka ripërsëritur se ura e Ibrit nuk do të hapet dhe punët nuk do të rifillojnë pa garancitë për sigurinë e qytetarëve.
Sipas tij, punët do të rifillojnë në rivitalizimin e urës dhe të rrugës “Mbreti Peter I”, atëherë kur të ketë siguri për qytetarët.
Por, Rakiq më pas ka potencuar se fillimi i punimeve në rivitalizimin e urës do të fillojë atëherë kur kompanitë ndërtimore të angazhuara për rivitalizimin e urës dhe të zonës së këmbësorëve në pjesën veriore t’i zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë.
“Hapja e urës nuk është më çështje politike, por çështje teknike rreth së cilës duhet të merren vesh kompanitë që janë duke punuar në rivitalizimin e urës. Ajo çka na intereson dhe për të cilën jemi të shqetësuar është siguria e qytetarëve. Këtë gjithmonë do ta kërkojmë dhe nga ky qëndrim nuk do të na lëkundë askush dhe asgjë”, ka thënë ai.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...