Kevin De Bruyne ka pranuar një marrëveshje të re gjashtë vjeçare te Manchester City me vlerë 62.4 milionë funta.
Ylli bleg vendosi lapsin dy vite më parë në një kontratë që i siguronte atij 115 miijë funta në javë deri në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info. Por, drejtorët te Manchester City janë të interesuar për të shuar interesimin nga gjigantët spanjoll, Real Madridi dhe Barcelona.
Tani, 26-vjeçarit i është ofruar një kontratë e re prej 200 mijë funta, plus bonuset, për të vazhduar qëndrimin deri në vitin janar të vitit 2024.
“Jam shumë i lumtur këtu dhe njerëzit në klub e dinë tashmë këtë”, ka thënë fillimisht mesfushori.
“Nuk kam ndonjë ndjenjë për të shkuar diku tjetër. E shijojë që jam pjesë e projektit këtu dhe që luaj llojin e futbollit që luajmë këtu”
Marrëveshja e re pritet të prezantohet zyrtarisht në Vitin e Ri./arbresh.info/
Veliaj: Policia Bashkiake e Tiranës certifikohet me standard...
Rizvanolli për KEK-un: Ka qenë dhe mbetet njëra ndër ndërmar...
Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën
Shirat e dendur godasin Japoninë, një i vdekur dhe disa të z...
Kurti: Qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë s...
FIFA cakton datat dhe vendin e Intercontinental Cup, Real Ma...