Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në një konferencë që do të organizojë sot bën lansimin e punimit “Ndryshimi i paradigmës. Barazi përmes lejes prindërore”.
Qëllimi i kësaj konference është që të prezantohet dokumenti pozicionues për leje prindërore duke përfshirë të gjeturat nga hulumtimi, përfitimet nga leja prindërore, modeli i D4D-së për leje prindërore si dhe implikimet buxhetore në ligjin e punës.
Rritja e numrit të burrave që marrin leje prindërore konsiderohet të ketë ndikim pozitiv në avancimin e barazisë gjinore.
Aktualisht, ligji i punës ua mundëson baballarëve të marrin vetëm dy ditë pushim me pagesë (neni 50) dhe dy javë pushim pa pagesë, që mund të merren në çdo kohë para se fëmija të mbush moshën tre vjeçare.
Ndërsa sipas hulumtimeve më të fundit nga D4D, del se 71.6% e burrave të moshës 35-44 vjeçare në Kosovë dhe 62.5% e të punësuarve në sektorin privat mendojnë se leja prindërore do të ishte një gjë e mirë për të gjithë familjen.
Përveç kësaj, gjatë kësaj ngjarje do të ndahet çmimi për kompaninë më të mirë të vitit, e cila ka politika që mundëson balancë mes jetës dhe punës duke promovuar lejen e atësisë dhe/ose lejen prindërore.
Njëjtë, do të ndahen çmimet për baballarët e vitit, të cilët kanë marrë leje të atësisë dhe janë angazhuar në kujdes për fëmijët duke mundësuar kështu shpërndarje më të barabartë të detyrave brenda familjes.
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim