Trump: Kina dhe Rusia “kërcënim” ndaj SHBA-ve

00:31 | 19 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përshkruar strategjinë e tij të re të sigurisë kombëtare, duke etiketuar Kinën dhe Rusinë si kërcënimet kryesore ndaj dominimit ekonomik të SHBA-ve.

Fjalimi i tij, i cili bazohej në platformën e tij të “Amerika e Para”, ka sulmuar “dështimet” e politikës së kaluar, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Ai kritikoi Pakistanin dhe Korenë Veriore, si dhe administratat e mëparshme.

SHBA-të përballen me një epokë të re të konkurrencës, tha Presidenti amerikan Ronald Reagan në Uashington.

Kina dhe Rusia janë “rivalet kryesore” të SHBA-ve, por Trump ka theksuar se përkundër kësaj SHBA-të duhet të ndërtojnë “partneritet me ta”.

Si shembull i kësaj frymësie të re të bashkëpunimit, Trump i është referuar një telefonate falenderimi që morri nga Presidenti rus, Vladimir Putin për parandalimin e sumit terrorist në CIA.

Por, ai kishte një gjuhë më të ashpër për Rusinë dhe Kinën në dokumentin e ri të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, botuar para fjalimit, i cili i quajti ato “fuqitë revizioniste”.

Trump përshkroi “katër shtylla” në planin e tij të ri, por nuk përmendi të drejtat e njeriut apo ndryshimet klimatike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme