Google ADS

Gabbana: U lodha duke më quajtur “gay”

23:32 | 18 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Stefano Gabbana, gjysma e kompanisë së njohur të modës, Docle &Gabana, ka deklaruar se është lodhur nga përcaktimi i seksualitetit të tij dhe ka kërkuar nga njerëzit që të mos e përdorin fjalën “gay”.

Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Serra”, Gabbana tha se “unë nuk dua që të quhem homoseksual, sepse unë jam thjesht njeri”, transmeton portali arbresh.info

Ai ka theksuar se fjala “gay” është shpikur nga ata që duan të etiketojnë njerëzit dhe “unë nuk dua të idenfitikohem nga zgjedhjet e mia seksuale”.

Gabbana, i cili, së bashku me ish-partnerin dhe bashkë-dizajnerin e tij Domenico Dolce, kanë qënë gjithnjë të hapur për bindjet seksuale.

“Ne jemi qenie njerëzore para se të jemi homoseksual, heteroseksual dhe biseksual”, tha ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme